Departamenti i shëndetit të Kanadasë ka theksuar edhe njëherë se vaksina kundër Covid-19 e AstraZeneca është e sigurt ndërsa ka paralajmëruar që personat që vaksinohen t’i kushtojnë rëndësi efekteve pas vaksinimit.
Kanadaja ka marrë 500,000 doza të AstraZeneca dhe pret që të marrë 1.5 milion të tjera deri në maj. Por agjencia ka informuar njerëzit që të kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse kanë simptoma të tilla si: mpiksje gjaku, gulçim, dhimbje gjoksi, ënjtje në këmbë ose dhimbje të vazhdueshme të barkut pas vaksinimit me AstraZeneca.
Sidoqoftë, departamenti i shëndetësisë tha se kishte vlerësuar të dhënat në dispozicion dhe ka deklaruar se vaksina nuk ka shkaktuar mpiksje gjaku.
“Health Canada vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me rregullatorët ndërkombëtarë dhe prodhuesit e vaksinës AstraZeneca për të shqyrtuar të gjitha provat,” tha departamenti në deklaratën e tij./abcnews.al