Kanadaja ka nënshkruar një marrëveshje me firmën e vaksinave amerikane Novavax për të prodhuar vaksinën e saj për koronavirusin. Miliona dozat e vaksinës kandidate kanadeze do të prodhohen në një strukturë në Montreal.
Marrëveshja, e njoftuar të martën nga kryeministri Kanadez Justin Trudeau, është e para nga disa që po zhvillohen pasi vendi synon të riatdhesojë prodhimin e vaksinave për dekadat e ardhshme.
“Ajo për të cilën jemi shumë të qartë është se Kanadaja do të zhvillojë prodhim vendas kështu që pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen ne do të kemi prodhim vendas në krye të të gjitha partneriteteve dhe kontratave tona të nënshkruara me kompani në të gjithë botën,” tha Trudeau gjatë një konference për shtyp në Otava të martën.
Ai shtoi se ishte e rëndësishme që Kanadaja të ishte “e vetë-mjaftueshme” në prodhimin e vaksinave. Novavax është ende duke bërë teste klinike të vaksinës së saj por dorëzoi më shumë të dhëna në Health Canada për shqyrtim të premten. sb/abcnews.al/