Kanadaja do të ndalojë të gjitha importet e naftës së papërpunuar nga Rusia

schedule00:55 - 1 Mars, 2022

schedule 00:55 - 1 Mars, 2022

Kanadaja do të bëhet vendi i parë në G7 që do të ndalojë të gjitha importet e naftës së papërpunuar nga Rusia. Kryeministri Justin Trudeau e bëri njoftimin të hënën raporton “BBC”. Përveç ndalimit të importit, Trudeau njoftoi gjithashtu furnizimin me armë dhe municione antitank për luftëtarët ukrainas.

Kanadaja importon rreth 550 milion dollarë naftë bruto në vit nga Rusia, sipas Shoqatës Kanadeze të Prodhuesve të Naftës. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!