Kanadaja ka dërguar avionë ushtarakë për të ndihmuar në evakuimin e kanadezëve nga Izraeli, sipas një deklarate të autoriteteve të mërkurën.
Në një konferencë për media, shefi i shtabit të mbrojtjes, gjeneral Wayne Eyre tha se dy avionë CC-150 Airbus po shkonin për në Athinë dhe autoritetet po punonin për të transferuar kanadezët nga Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion i Tel Avivit në kryeqytetin grek, shkruan CNN.
Në të njëjtën konferencë, ministrja e Jashtme Mélanie Joly tha se fluturimet janë të disponueshme për qytetarët kanadezë, bashkëshortët dhe fëmijët e tyre, si dhe për banorët e përhershëm kanadezë, bashkëshortët dhe fëmijët e tyre. Këtu përfshihen ata me shtetësi të dyfishtë.
Të paktën dy shtetas kanadezë u vranë dhe një i tretë “supozohet” i vdekur në Izrael në mes të konfliktit në vazhdim, thanë autoritetet. Të paktën tre kanadezë janë të zhdukur./abcnews.al