Zhvillimet e fundit me Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë bërë që Kanadaja të pezullojë eksportin e disa teknologjive të dronëve në Turqi. Mediat e huaja bëjnë me dije se tashmë Kanadaja gjithashtu ka vendosur që të hetojë në lidhje me pretendimet se këto pajisje ishin përdorur nga forcat Azeriane të përfshira në luftime me Armeninë.
Project Plowshares, një grup kanadez i kontrollit të armëve, ka thënë ndër të tjera se video e sulmeve ajrore të lëshuara nga Baku tregon se dronët ishin pajisur me sisteme imazhesh dhe shënjestër të bëra nga L3Harris Wescam, njësia me bazë në Kanada e L3Harris Technologies Inc (LHX.N).
“Në përputhje me regjimin e fortë të kontrollit të eksportit të Kanadasë dhe për shkak të armiqësive të vazhdueshme, unë kam pezulluar lejet përkatëse të eksportit në Turqi, në mënyrë që të lejoj kohë për të vlerësuar më tej situatën,” tha Ministri i Jashtëm Francois-Philippe Champagne.
Globe dhe Mail thanë se L3Harris Wescam kishte marrë leje këtë vit për të dërguar shtatë sisteme te prodhuesi turk i dronëve Baykar.
Ndërkohë Turqia është aleati kryesor i Azerbajxhanit, forcat e të cilit po luftojnë armenët për enklavën e diskutueshme të Nago-Karabakut./abcnews.al