Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kanada e frikshme në hokej/ Skuadra më e madhe në akull, fitore të madhe ndaj Çekisë

schedule12:37 - 13 Shkurt, 2026

schedule 12:37 - 13 Shkurt, 2026

Nuk po luante ndaj një rivali dosido. Kanadaja pati përballë një fuqi të hokejit në akull në turneun olimpik, por Çekia këtë herë nuk pati asnjë shans.

Skuadra një herë kampione olimpike dhe shtatë herë kampione e botës u mund 5-0 në Arenën “PalaItalia” në Milano, dhe të gjithë e kuptuan se kush duhet të cilësohet favorit për arin.

Kanadezët patën pesë shënues të ndryshëm, në një ekip të mbushur me yje si Çelebrini, Stoun, Horvat, Makkinën e Suzuki apo edhe Makdejvid.



Nuk ishin pak, por rreth 11 500 spektatorë për të ndjekur një betejë në akull, dhe nëntë herë kampionët olimpikë bënë që t’ia vlente shpenzimi për biletën.

Çelebrini është një adoleshent, ndërsa superylli Konor Makdejvid udhëhoqi ekipin duke krijuar tre prej golave.

Kapiteni 29-vjeçar I Torontos në Ligën e Amerikës së Veriut, deklaroi pas ndeshjes se kur kanadezët veshin fanelën e kombëtares, ata kthehen në vetëtima.

Nuk dihet nëse këto fjalë I kanë pëlqyer apo jo Donald Trampit, që e do Kanadanë si shtetin e 51-të të Amerikës.

Me suksesin ndaj Çekisë u dha një mesazh, ndërsa rivalitet në Lojrat Olimpike të Dimrit do të ketë me Suedinë, Shtetet e Bashkuara, por edhe Sllovakinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!