Kanada/ Bombë në një restorant indian, 15 të plagosur

schedule08:25 - 25 Maj, 2018

schedule 08:25 - 25 Maj, 2018

Të paktën 15 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë në shpërthimin me një bombë artizanale që ndodhi në një restorant indian në Mississauga, Ontario, në Kanada. Lajmi bëhet i ditur nga policia kanadaze, citon CNN.

Hetuesit janë vënë në ndjekje të dy burrave me fytyrë të mbuluar, të cilët u kapën nga telekamerat në momentin kur vendosën bombën dhe pastaj ikën me vrap./abcnews.al