Kanada, babagjyshi transferohet në polin e jugut, shkak ngrohja

schedule12:04 - 26 Dhjetor, 2017

schedule 12:04 - 26 Dhjetor, 2017

Babagjyshi i vitit të ri, transferohet në Polin e Jugut së bashku me skuadrën e ndihmësve për ti shpëtuar ngrohjes globale. Ky është komunikimi zyrtar i postuar nga Qeveria Kanadeze, në formë humoristike për sensibilizimin mbi problemin e ngrohjes globale.

Babagjyshi i Vitit të Ri dhe skuadra e tij me elfë dhe drerë – transferohen në Polin e Jugut për ti shpëtuar efektit të ngrohjes globale. Personi më i adhuruar nga fëmijët e botës, ka firmosur marrëveshjen me komunitetin ndërkombëtar për të transferuar shtëpinë në një zonë ekskluzive në polin e kundërt, duke nisur që nga viti i ardhshëm.

Komuikimi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë Kanadeze në Otava. Por, sigurisht që bëhet fjalë për një provokim për sensiblizimin e opinionit publik mbi temën e ngrohjes globale.

Në komunikim nënvizohet me ironi se – rritja e temperaturave globale, shkrirja e shpejtë e akujve në Polin e Veriut, kanë detyruar zhvendosjen e përhershme të shtëpisë së babagjyshit. Marrëveshja mes qeverisë kanadeze dhe babagjyshit të vtit të ri do të rregullojë dhe sistemin e emigrimit për arsye klimaterike. Një sistem, që në të ardhmen do të lehtësojë transferimin e individëve ose shoqërive që hasin impaktin e ndryshimit klimatik.

Në vitin 2014, shkencëtarët e Kombeve të Bashkuara, dhanë alarmin e ngrohjes globale, ku sipas tyre – moti i keq dhe mungesa e ushqimit do shtojë refugjatët klimaterikë, që detyrohen të largohen nga vendet e tyre.

Postimi humoristik i Qeverisë Kanadeze, është pjesë e një seri komunikimesh mbi problemet e emigrantëve, duke përfshirë ngrohejn globale. Në një postim tjetër, për shembull, Babagjyshi i Vitit të Ri  tregohet duke investuar para në bursë./abcnews.al