Një 30-vjeçar në Gjirokastër i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është vënë në pranga. A. B., nga Lazarati u arrestua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e policisë.
Po ashtu, gjatë kontrolleve, në banesën e tij u gjetën të mbjella disa bimë narkotike.
Njoftimi:
Gjirokastër.
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/