Kanabis në Selishtë të Dibrës/ Pranga 36-vjeçarit, procedohen kryeplaku i fshatit dhe specialisti i pyjeve

schedule09:49 - 30 Qershor, 2024

schedule 09:49 - 30 Qershor, 2024

Një person është vënë në pranga në Selitshtë të Dibrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”.

36-vjeçari, brenda një zone të pyllëzuar, kishte  kultivuar dhjetëra bimë kanabisi.

Procedohen penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryeplaku i fshatit Selishtë dhe specialisti i pyjeve në këtë fshat.

Bimët e kanabisit u asgjësuan me anë të djegies, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjete të ndyshme pune që shërbenin në këtë aktivitet kriminal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!