Kanabisi mjekësor/ Zv.ministrja: Do eksportohet, ka kërkesë të lartë nga Gjermania

schedule14:09 - 11 Korrik, 2023

schedule 14:09 - 11 Korrik, 2023

Kanabisi mjekësor i cili do të prodhohet në Shqipëri do të jetë vetëm për eksport.

Gjatë prezantimit në komisionin e Ekonomisë zv.Ministrja e Shëndetësisë, Entela Ramosacaj sqaroi se Gjermania është një treg i cili ka kërkesë për këtë bimë për arsye mjekësore.

Përfaqësuesja e Kryeministrisë Elira Kokona ka sqaruar se  mbjellja kultivimi dhe përpunimi do të realizohen në bazë të disa kritereve të forta dhe çdo bimë do të ketë një kod të veçantë për gjurmimin.

Kultivimi i Kanabisit është i legalizuar në 35  shtete dhe parashikohet të ketë impact të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Në të gjithë vendin sipërfaqja  për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale nuk duhet ti kalojë 200 hektar.

Licensa do të lëshohet për 15 vjet me pa të drejtë transferimi apo tjetërsimi por me të të drjejtë rinovimi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!