Foto ilustruese
Një 6-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj në lagjen nr.6 në Bathore.
E mitura si pasojë e dëmtimeve ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 09.06.2023, në lagjen nr. 6 në Bathore, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës një e mitur 6-vjeçare.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al