Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kampusi i ri universitar në Durrës/ Kumbaro: Synojmë që brenda vitit të kemi financim për zbatimin e projektit

schedule18:39 - 23 Qershor, 2026

schedule 18:39 - 23 Qershor, 2026

Ndërtimi i Kampusit të ri të Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu” ka hedhur hapat e parë konkretë me nisjen e fazës seleksionuese të konkursit ndërkombëtar të projektimit.

E ftuar në “Tirana Live” në ABC News, Mirela Kumbaro bëri me dije se në këtë proces bashkëpunojnë mbi 50 studio të huaja dhe shqiptare, me synimin për të hartuar një masterplan që transformon godinat ekzistuese.

Kampusi i ri universitar do të plotësojë nevojat jetike të studentëve, duke u fokusuar veçanërisht tek mungesa e deritanishme e konvikteve.



Autoritetet synojnë që sigurimi i financimit për zbatimin e këtij projekti të mbyllet brenda këtij viti. Ky model transformimi pritet të shtrihet së shpejti edhe në Universitetin e Tiranës, ndërsa paralel me investimet në arsimin e lartë, do të hapet edhe kantieri për Liceun Francez në Korçë.

“Puna për konkursin ka filluar që në tetor. Mbi 40 studio janë paraqitur, seleksionuar janë përzgjedhur. Janë më shumë se 50 studio të huaja dhe shqiptare, që janë në bashkëpunim. Ideja është për një masterplan në ndërtesat e reja ekzistuese të Universitetit të Durrësit.

Ajo që i mungon Universitetit të Durrësit, nuk ka ndërtesa që të jetë lehtësuese për jetën e studentëve, si konviktet. Këtë synonte ky konkurs për të nxjerrë projektin më të mirë. Synojmë që brenda vitit të kemi financim për zbatimin e projektit. Të njëjtën gjë synojmë edhe për Universitetin e Tiranës. Janë të gjitha investime që bëhen në arsimin e lartë, jo vetëm për krijuar një ekosistem. Së shpejti do të nisim edhe një kantier në Korçë për Liceun Francez të Korçë”, tha Kumbaro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!