Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kampus i ri universitar në Durrës/ Fiton projekti i paraqitur nga bashkimi i kompanive 51N4E+Jeshile

schedule18:47 - 23 Qershor, 2026

schedule 18:47 - 23 Qershor, 2026

Jo thjesht auditore dhe godina të reja, por një model i ri universitar, një kampus qe synon te bashkoje studentet, teknologjine, kerkimin shkencor jeten universitare ne te njejten hapsire.

Në Durrës u prezantuan 5 projektet finaliste për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu” ne konkursin nderkombetar ku moren pjese studio te rendesishme arkitekturore. Pas garës, juria përzgjodhi projektin e paraqitur nga bashkimi i kompanive 51N4E+Jeshile.

Më herët, gjatë aktivitetit prezantues, kryeministri Edi Rama tha se kampusi do të shndërrohet në një qendër komunitare studentore qe do te funskionoje 24 orë.



Rama tha se projekti pati parasysh dhe kërkesat e ngritura gjatë protestës studentore të vitit 2018, duke kujtuar se një pjesë e reformave në arsimin e lartë dhe investimet në konvikte erdhën si rezultat i dialogut me studentët.

Kryeministri Rama u ndal edhe te projekti i liceut francez te korces, ne nje postim ne rrjetet sociale.

“Sot edhe Rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë. Një dekadë më parë Franca që kujdeset për Shqipërinë dhe Shqipëria që konsiderohet partner strategjik i Francës në Ballkan, do të ishte e paimagjinueshme.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!