“Duhet të punosh nëse do të realizosh objektivat dhe ëndrrat e tua.”
Kampionia e Europës në atletikë Luiza Gega dha këtë mesazh para studentëve të Universitetit “Western Balkans” në Tiranë. Pavarësisht pengesave atletja tregoi se nuk u ndal për të kapërcyer vijën e finishit.
“Sa herë që kam menduar ta lë këtë në mes se nuk mundem më nga lodhja, por prapë u çoja, sepse aty ku unë ri ngrihesh, kuptoja që i afrohesha ëndrrës,” tha Luiza Gega.
Shembullin e saj në sport Luiza Gega apeloi për ta ndjekur në jetë ndërsa karriera 20 vjeçare e atletes zgjoi kureshtjen e të rinjve.
Këtë vit Luiza Gega doli kampione e Mesdheut, e Ballkanit, e pesta në Botëror dhe kampione e Europës, që të gjitha në garën tre mijë metra me pengesa.
Profesionistë të fushave të ndryshme janë zgjedhur për të bashkëbiseduar me studentët në javën e parë të vitit akademik në Universitetin “Western Balkans” në Tiranë. Dekania e studentëve Irma Gjana tregoi arsyen./abcnews.al