Kampioni që u bë aktor tregon “të pathënat” e profesionit: Harxhoj 5 mijë Euro për një garë

schedule10:58 - 17 Qershor, 2021

schedule 10:58 - 17 Qershor, 2021

Arbër Xhemali është një nga djemtë më të talentuar shqiptarë. Ai është bërë edhe më i njohur së fundmi si aktor pasi ka luajtur protagonistin kryesor në filmin “Sedër” me regji dhe skenar të Marius Dervishit apo i njohur me nofkën Zebervoki.

LEXO EDHE: Aktori rrëfehet për herë të parë: Dikur punoja kopshtar te vila e Sandër Frangajt

Miërpo, përpara se të bëhej pjesë e botës së aktrimit, Arbëri ka qenë i njohur si “bodybuilding”. Ai ka fituar disa tituj të rëndësishëm në Europë.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Xhemali ka treguar se tashmë i ka të pandarë të dy profesionet.

Sakaq, ka ndarë edhe detaje të parrëfyera më herët si vështirësitë që has më së shumti gjatë punës.

Në fakt të dyja më pëlqen, bodybuilding i bie të vuaj pak, ndërkohë aktrimi është më mirë. Unë garën e fundit që bëra ishte para pandemisë në Itali dhe dola i dyti në Ballkan.

Unë një garë që bëj më shkon 5 mijë euro me përgatitje, plus vuajtjet me ushqime.

Jam me origjinë nga Dibra. Është shumë e vështirë për tu bërë ‘bodybuilding’  në Shqipëri se duhet vullnet”, u shpreh Arbëri. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!