Kampioni kombëtar i Xhudos, Tirana skuadra dominuese, superfuqi në Xhudon shqiptare

schedule10:14 - 21 Mars, 2024

schedule 10:14 - 21 Mars, 2024

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News sportistët e xhudos kanë treguar rrugëtimin e tyre dhe angazhimin në këtë sport për të arritur sa më shumë fitore.

Të pranishëm në studio, vëllezërit Shkurt Çullhaj e Indrit Çullhaj, Jon Vrenozi, ndërsa në lidhje në “Skype” u bashkuan Aldo Lushaku dhe Klevis Murati.

Shkurt Çullhaj trajner i Xhudos foli për rëndësinë kampionatit të Xhudos, ku edhe doli fituese ekipi i Tiranës.

“Ekipi i Tiranës ka marrë të gjitha peshat kampion, kjo është hera e parë që ndodh. Ishin gati 150 sportistë pjesëmarrës në garë. Ishin vetëm të rritur në këtë kampionat”, u shpreh ai.

Pallati i sportit “Asllan Rusi” është shndërruar në një arenë duelesh. Ndërkohë Tirana është shpallur kampione. Ata kanë treguar se Xhudo përveçse pasion është edhe profesion tashmë dhe se duhet të stërviten me disiplinë.

Ndërsa Indrit Çullhaj është prej 17 vitesh kampion i Shqipërisë. Ai tregoi se ka arritur pesë fitore dhe vetëm një humbje.

/abcnews.al/