Edmond Dosti ishte një nga njerëzit më të entuziazmuar pas fitores së titullit nga Partizani. Ish-sulmuesi ishte pjesë e skuadrës kryeqytetase në kampionatin e fundit të fituar në 1993.
Thuhet se kënaqësinë e ndjen më të madhe kur e ke provuar një herë. Edmond Dosti padyshim ishte ndër njerëzit më të entuziazmuar, kur Partizani fitoi matematikisht titullin kampion.
Ish-sulmuesi ishte pjesë e skuadrës së vitit 1993, që kishte fituar kampionatin e fundit kombëtar, ndërsa nuk mungoi në “Selman Stërmasi” për të ndjekur derbin, dhe për të shijuar momentin që e priste prej kohësh.
“Është kënaqësi e jashtëzakonshme, që vjen pas 26 vjetësh kur e kam fituar vetë si futbollist. Partizani e meritonte prej kohësh. Përshëndes gjithë çunat dhe tifozët e Partizanit që nuk e kanë lënë në vetmi edhe në ditët më të këqija”.
I mbiquajtur “Mokja”, ish-golshëuesi më i mirë i kampionatit në 1992-1993 bën një krahasim të emocioneve në të dy rastet.
“Pritja ka qenë shumë e gjatë. Partizani është një nga legjendat e futbollit shqiptar. Në këtë ekip me këtë trajner e Presidentin shpresoj që vitin e ardhshëm do bëj një ekip edhe më të fortë dhe konkurent për në kupat e Europës”. /ABC News Albania 24/7