“Kampioni i Open Balkan”, Rama duartrokitet në parlamentin e Beogradit

schedule15:09 - 24 Nëntor, 2021

schedule 15:09 - 24 Nëntor, 2021

Me duartrokitje është shoqëruar mbyllja e fjalës së kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të “Open Balkan” ku po merr pjesë online.

Madje moderatori i këtij takimi e ka quajtur Ramën “Kampioni i Open Balkan”.

Në këtë takim bie në sy mungesa e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë. Në vend të tij është kryeministrja Ana Brnabiç dhe zv.kryeministri i Serbisë.

Lexo edhe: SHBA kushtëzoi mbështetjen, Rama: Nuk bindim dot të tjerët të na bashkohen

Pjesa kryesore e konferencës është online. Si Rama, ashtu edhe përfaqësuesi i lartë i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar kanë marrë pjesë online.

I dërguari i SHBA-së deklaroi gjatë takimit se nisma do të ketë sukses vetëm nëse të gjitha vendet, pra 6 shtetet e rajonit do të bëhen pjesë. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!