Kampioni i botës: Maradona ishte i dënuar të mos ishte i lumtur, ia pinë gjakun

schedule16:43 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 16:43 - 3 Dhjetor, 2020

Cesar Menotti ishte trajneri i Argjentinës në vitin 1978, kur kombëtarja latine fitoi Botërorin e parë në histori. 82-vjeçari ndjen dhimbje për vdekjen e Diego Armando Maradonës, për të cilin bën një rrëfim emocionues për Repubblica.

Jam i zhytur në dhimbje, ndihem sikur jam mbuluar me m*t. Në kaluarën e prisja vdekjen e tij, nuk do të isha surprizuar më parë, por tani jam shokuar totalisht. Vdiq i braktisur, një çmenduri dhe kjo është dhimbja më e madhe. Ia pinë gjakun. Diego është i pavdekshëm, por jo një Zot.

Ai nuk ishte një shembull moral, madje nuk dëshironte të ishte i tillë. Nuk ishte një lider, nuk më pëlqen fare kjo fjalë. Diego ishte një shok skuadrës, ai ishte vetë skuadra, kur kishte të në ekip luaje me 12 futbollistë, ishte më i miri. Pasi u skualifikua për doping më tha: unë jam i detyruar të mos jem i lumtur. Ai ndihej i lumtur vetëm në fushën e blertë.

Mendoj se kishte frikë mos njerëzit nuk e donin më, por kjo ishte e pamundur. Unë i thoja: ti ke gjithçka, je Maradona dhe je babai i vajzave bukuroshe. Ankthi i tij ishte i pakontrollueshëm. Dikush ka thënë që ishte njësoj sikur çdo ditë të mendonte se duhej t’u shënonte një gol anglezëve. Një dënim!“, deklaron trajneri i famshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!