Alessandro Del Piero ka njoftuar se së bashku me shokët e skuadrës së Italisë kampione bote në vitin 2006, kishin grumbulluar para dhe kanë blerë katër autoambulanca, që ia kanë dhuruar Kryqit të Kuq Italian për të ndihmuar në trajtimin e njerëzve të prekur nga COVID-19.
“Ato janë ultramoderne, me sistem të ri bio-kontrollimi dhe mund të përdoren edhe në fund të kësaj pandemie, që shpresojmë të mbarojë së shpejti. Është një shenje e fatit që ne mblodhëm mjaftueshëm para për katër autoambulanca, po aq sa numri i kupave të botës që ka fituar Italia.
Faleminderit edhe njëherë të gjithë, provuam edhe njëherë rëndësinë e të qenurit një ekip i madh”, shkruan Del Piero në “Instagram”. Futbollistët kishin nxjerrë fanella në shitje dhe kishin përdorur rrjetet sociale për t’i shitur ato dhe për të bërë më pas këtë gjest të bukur. /abcnews.al