Distria Krasniqi shkroi historinë sot në sportin e xhudos, duke gëzuar mbarë shqiptarët. 25-vjeçarja dardane fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke i dhuruar Kosovës medaljen e dytë të artë në Olimpiada.
Suksesi i parë erdhi po nga xhudo, me Majlinda Kelmendin që triumfoi në “Rio 2016”. Krasniqi, e cila mposhti në finale japonezen Funa Tonaki në kategorinë 48 kg, ka folur pas fitimit të medaljes së artë në tokën aziatike, ku ndër të tjera tha:
A famous moment for Kosovo!
Distria Krasniqi wins #gold in the #judo women’s 48kg event!#KOS | @Judo | #Tokyo2020 pic.twitter.com/wdfUwkjLJz
— Olympics (@Olympics) July 24, 2021
“Faleminderit të gjithë njerëzve që më kanë përkrahur. Natyrisht që kush shkon në finale gjithmonë dëshiron medaljen e artë. Ishte e vështirë përballja me Tonakin. Fillimisht sepse jemi në Japoni dhe ajo ndodhet në vendin e vet, por edhe pse ajo është një xhudiste shumë e fortë.
Është një ëndërr e realizuar, shpresoj që do të mundem ta përsëris titullin edhe në të ardhmen, do të vazhdoj edhe më tej me paraqitje të mira“, deklaroi kampionia 25-vjeçare nga Peja. /abcnews.al