Kampionati i “Youth World Boxing”, Kosova rrëmben dy medalje bronzi

schedule15:56 - 20 Mars, 2023

schedule 15:56 - 20 Mars, 2023

Kosova ka rrëmbyer dy medalje të bronzta nga Kupa e Botës në boks që po mbahet në Budva.

Liberta Haxholli në kategorinë 75kg dhe Donat Syla në kategorinë  92kg, fituan medaljet e bronzta,  vendin e tretë në Kupën Botërore në boks “Adriatic Pearl” në Budva ku pjesëmarrës ishin 23 shtete.

Drejtësinë në këtë kup bote e vendosi gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Selektori Faton Xhakli dhe trajneri Nazim Halili u shprehen se nuk janë shumë të kënaqur me performancën që treguan boksierët duke pasur parasysh se në muajin prill i pret Kampionati Evropian U18 në Jerevan (Armeni) dhe duhet punuar dhe përgatitur maksimalisht për ketë kampionat evropian./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!