Kampionati Ballkanik në bodybuilding natyral organizohet për herë të parë në vendin tonë, kush janë shqiptarët që kanë rrëmbyer kupat në botë

schedule08:43 - 21 Maj, 2024

schedule 08:43 - 21 Maj, 2024

Presidenti i Shoqatës së bodybuildin-ut, Nikollaq Muço, kampioni absolut i Kampionatit Ballkanik, Renald Bejtja dhe kampioni bodybuilding në Men’s Physique, Niko Janushi kanë folur për pasionin e tyre për sportin dhe Kampionati Ballkanik në Bodybuilding Natyral, i cili organizohet për herë të parë nga INBA Albania në vendin tonë.

Të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ata kanë rrëfyer gjithçka, nga fillimet se si nisi pasioni i tyre për këtë sport, mospërdorimi i suplementeve, duke dhënë dhe këshilla për të rinjtë.

Sakaq, ata janë ndalur dhe te çmimet që kanë rrëmbyer, duke i bërë të gjithë krenarë.

Unë kam lindur me muskuj si të thuash, sepse mund të hahesha me moshatarët e mi.  ndihesha dhe si i paragjykuar, ndoshta nga zilia. I kam vënë vetes kardio dhe thash të bëja bodybuilding-in.

Në 2023 kampion absolut Shqipërie dhe në 2024 kampion absolut Ballkani. Ne nuk punojmë për forcë, sepse ajo vjen me kalimin e kohës”, u shpreh Renaldi.

“Unë e kam filluar para ’90, në atë kohë jam marr me qitje sportive. Kam qene me pistoletë 50 metër. Përpara se të shkoja për qitje, bëja gira dhe paralele. I kam pasur pasion. Unë jam nga Gjirokastra dhe jetoj akoma aty. Ky është motivi që unë kam pasur gjithmonë. Unë kam arritur të krijojë një shoqatë që të largojë djemtë e rinj nga suplementet, e kam krijuar në Los Anxhelos”, tha Nikollaqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!