E padëgjuar, por pritet të ndodhë: Kampionati në Holandë do të anulohet dhe titullin kampion, do e marrë Ajax, vetëm se ka një diferencë golash më të mirë se AZ në vendin e dytë.
Federata Holandeze e Futbollit nuk ka dal me komunikatë zyrtare për anulimin e sezonit aktual, por kryeministri Mark Rutte, ka pezulluar çdo aktivitet sportiv deri me 1 shtator.
Në Euredivisie, kanë mbetur dhe 9 sfida për tu luajtur, por klubet e shohin të arsyeshme që ky sezon të mbyllet me renditjen aktuale, pasi nuk duan të presin deri në shtator për vetëm 9 takime. Gjtihsehsi, vendimin unanim do e marrin ditën e premte, në një mbledhje mes klubeve dhe Federatës së Holandës./abcnews.al