Herdi Prenga la Inter Zapresic në shkurt dhe u transferua në kampionatin letonez. Mbrojtësi shqiptar vijoi karrierën te Riga dhe arriti të shpallet kampion Letonie me këtë ekip.
25-vjeçari, i cili ka zhvilluar dy ndeshje me kombëtaren kuqezi, është shpallur pjesë e një prej formacioneve më të mira të sezonit. Prenga zhvilloi 23 ndeshje dhe shënoi një gol sezonin e fundit.
Rreth 6 gazetarë të Sportacentrs dhe tifozë të ndryshëm zgjodhën më të mirët e sezonit, teksa mes tyre ishte edhe lojtari me origjinë nga Mirdita. /abcnews.al