Florian Marku ngriti në peshë zemrat e milionave shqiptarëve nëpër botë me triumfin arritur mbrëmjen e sotme në Londër ku mposhti boksierin ukrainas, Maxim Prodan dhe i rrëmbeu titullin kampion bote në IBF.
Pas ndeshjes Marku është shprehur shumë i lumtur për këtë arritje historike të cilën ia dedikoi të gjithë shqiptarëve dhe bashkëshortes së tij e cila është shtatzënë.
“Jam shumë i lumtur kjo është sakrifica që kam bërë gjatë gjithë jetës time.
Ky titull shkon për të gjithë shqiptarët që më kanë mbështetur dhe për gruan time që është shtatzënë”, tha Florian Marku. /abcnews.al/