Rreth 250 persona me aftësi ndryshe po pushojnë edhe këtë verë në plazhin e Velipojës, të organizuar ne kampin veror Shpresa. Dhjetra vullnetare nga vendi por dhe te tjere te huaj, u shërbejnë këtyre personave në këtë kamp që zgjerohet çdo vit e më shumë.
“Quhem Rehana dhe jam muslimane nga Pakistani, jetoj në Bolonja të Itali, kam ardhur me grupin e vullnetarëve, dhe ndjehem shumë mirë këtu sidomos kur mund të ofroj shëbimin tim për këtë persona…”.
“ Quhem Emi, punojmë në Itali dhe në Afrikë, misioni ynë është që tu mësojmë të rinjve vlerën e vullnetarizmit. Jemi organizatë laike jo fetare, jemi të përzier si grup, jemi nga komunitete të ndryshme sepse ne duhet të jetojmë të gjithë së bashku, pasi tani në Itali rreth 14% e popullsisë është e huaj, me fe të ndryshme dhe ateistë, por e rëndësishme është që të grumbullohemi të gjithë rreth një objektivi pavarësisht besimit fetarë”…
Imzot Angelo Massafra Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër-Pult vlerson përkushtimin e stafit dhe të vullnetarëve që kujdesen për këta persona.
Kampi veror “Shpresa” është i vetmi kamp në Ballkan për personat me aftësi ndryshe./abcnews.al