Ndërtimi i qendrave për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër të Shqipërisë, në bazë të marrëveshjes mes Tiranës dhe Romës, kane nisur me 23 mars, ndërsa punimet do të zgjasin deri me 10 nëntor. Kjo Kohëzgjatje e punimeve nuk plotëson synimet e kryeministres italiane Georgia Meloni, e cila kërkonte se qendrat të ishin gati deri në datën 20 maj.
Referuar gazetës italiane “La Repubblica”, ministria e mbrojtjes italiane u ka besuar inxhinierëve ushtarakë ndërtimin e qendrave.
“La Repubblica” thekson se në portin e Shëngjinit dhe në ish-bazën ushtarake të Gjadrit, punimet janë ende ne fillim. Konkretisht po kryhen inspektime, që po nxjerrin në pah edhe një sërë vështirësish në zonë. Për këtë arsye është e pamundur që qendrat të jenë gati deri në maj.
Sipas medias italiane, kostoja e marrëveshjes do i kushtoi Italisë mbi 1 miliardë euro.
Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshje, sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.
Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e emigrantëve.
/abcnews.al/