Kammenos: Tirana dhe Shkupi s’përbëjnë kërcënim për Greqinë

schedule21:30 - 21 Shkurt, 2019

schedule 21:30 - 21 Shkurt, 2019

Në një intervistë për televizionin grek TRT, ish ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos, u shpreh ndër të tjera se Greqia nuk është shqetësuar asnjëherë për çëshjte sigurie nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut.

Ish-ministri grek i Mbrojtjes dhe kreu i “Grekëve të Pavarur” Panos Kammenos, në një intervistë për televizionin lokal “TRT” u shpreh ndër të tjera se Shkupi është shumë i vogël, dhe nuk përbën kërcënim për Greqinë. Sipas tij, njësia greke me automjete të blinduara është në gjendje të arrij në kufi me Serbinë vetëm për 20 minuta.

Sipas tij as Shqipëria e as Shkupi nuk mund ta kërcënojnë Greqinë.

“Nuk ndjehemi të kërcënuar. As Shqipëria nuk mund ta kërcënojë Greqinë, e as Shkupi. Shkupi është 20 minuta punë. Nëse një njësi e makinave të blinduara vendos të kalojë, mund të arrijë deri në kufij me Serbinë. Mbrojtja nuk na ka shqetësuar kurrë”.

Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, ai tha se ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, ka vepruar tinëzisht dhe fshehtë dhe se kryeministri grek ka përgjegjësi absolute, pasi siç tha, ka vendosur qqë të drejtojë në një mënyrë tjetër qeverinë.

Ai u shpreh gjithashtu se kur ka qenë në Shtetet e bashkuara të amerikës dhe ka propozuar “Planin B”, kryesisht një marrëveshje me karakter strategjik për vendet e rajonit, sekretari amerikan i shtetit e ka pyetur se pse këmbëngulte.

Kammenos ka qenë kundër nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e problemit të emrin me Maqedoninë. Ai u shkarkua nga posti i ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Alexis Tsiprasit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!