Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pas përplasjes së një kamioni me dy makina në Stamboll të Turqisë. Aksidenti ndodhi në orën 15:30 me orën lokale në autostradën Trans-Europiane në Silivri.
Në zonë u dërguan menjëherë njësitë e xhandarmërisë, zjarrfikëset, njësitë e urgjencës mjekësore, si dhe ekipet e reagimit ndaj emergjencave dhe fatkeqësive.
Ndërkaq, aksidenti ka ndërprerë qarkullimin në autostradë, duke shtuar se trafiku është reduktuar në një korsi të vetme në çdo drejtim.
/abcnews.al