Kamioni përplaset ‘kokë më kokë’ me autobusin, 14 viktima në Bolivi

schedule07:56 - 5 Prill, 2024

schedule 07:56 - 5 Prill, 2024

Një aksident me pasoja tragjike është regjistruar në Bolivi. Të paktën 14 persona humbën jetën pasi një autobus u përplas me një kamion në një rrugë rurale në Bolivi.

Mes viktimave ishte edhe një fëmijë, raportuan mediat e huaja.

Kamioni që transportonte kripë ka qenë me shpejtësi të lartë dhe ka bërë një parakalim të gabuar, më pas është përplasur ‘kokë më kokë’ më autobusin, duke shkaktuar edhe pasojat tragjike.

/abcnews.al/