Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë e një aksidenti, një 17 vjeçar ka humbur jetën ndërsa motra e tij 15 vjeçare është plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi të premten kur shoferi i një kamioni përplasi dy adoleshentët teksa po shkonin në shkollë.
Në fakt, sipas agjencisë italiane Ansa, burri nuk është ndalur pas aksidentit, i cili ndodhi rreth orës 08:00 me orën lokale. Ai u gjet nga policia falë përshkrimit të një dëshmitari.
Kamioni është sekuestruar dhe drejtuesi i mjetit është arrestuar.
Ndërsa, 15 vjeçarja është shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
/abcnews.al