Një kamion i mbushur me çimento ka dalë nga rruga në aksin Tiranë-Elbasan gjatë paradites së sotme.
Dyshohet se kamioni i tonazhit të rëndë doli nga rruga për shkak të lagështirës duke ngecur tek ndarëset e rrugës.

Për fat të mirë nuk ka patur të lënduar nga aksidenti edhe pse rruga është mjaft e frekuentuar gjatë këtyre orëve.

Kamioni lëvizte nga Elbasani në drejtim të Tiranës në momentin kur ka ndodhur aksidenti. /abcnews.al

