Tragjedi e papërshkrueshme në Etiopinë jugore, ku të paktën 71 persona humbën jetën në një aksident rrugor në Sidama të dielën.
Sipas mediave ndërkombëtare, një kamion, i cili po kthehej me njerëz nga një dasmë, ka rënë në lumë.
Sidama ndodhet rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit Addis Abeba.
Sipas Shërbimit Shëndetësor Shtetëror Shidama, pesë të plagosur janë ende në gjendje të rëndë në spitalin e përgjithshëm në Bona.
Agjencia e lajmeve vendase shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave të aksidentit, duke shtuar se do të publikojë më shumë informacion rreth aksidentit kur të bëhet i disponueshëm./abcnews.al