Një aksident i fortë është regjistruar pasditen e sotme shumë pranë spitalit të Beratit, në vendin e quajtur “Rrapi”,në lagjen “30-Vjetori”.
Mjeti, tip Ford kamionçinë që ishte i mbushur me bombola gazi është përplasur me një ambulancë, që ka qenë duke lëvizur me shpejtësi për shkak të një emergjence.
Nga përplasje midis dy mjeteve ka pasur fatmirësisht vetëm dëme materiale, ndërsa mjekët që ndodheshin brenda në ambulancë dhe pacienti kanë marrë plagë të lehta, ashtu sikurse edhe dy drejtuesit e mjeteve.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po punojnë për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e këtij aksidenti.
Mësohet se mjeti tip kamionçinë ishte mbushur me bombola gazi në momentin kur mendohet se ka dalë nga një rrugë dytësore dhe i ka prerë rrugën ambulancës. Pas aksidentit, bombolat e gazit janë hequr me shpejtësi, për të shmangur rrezikun e ndonjë shpërthimi të mundshëm. e.l/abcnews.al/