Rreth 20 banorë raportohet se janë bllokuar nga përmbytjet e shkaktuara nga shiu i dendur në Kamëz.
Në lagjen numër 6 dhe pranë shkollës Ahmet Zogu shërbimi zjarrfikës dhe emergjencat civile po ndërhyjnë për evakuuimin e disa banesave.
Edhe Bulevardi i qytetit është përmbytur.
Uji rrezikon të përmbysë edhe disa banesa në rrugën “OSBE”.
Reshjet e dendura të shiut përgjatë gjithë ditës së enjte kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, duke bollokuar qarkullimin edhe në autostradën Tiranë-Durrës./tvklan.al