Kamerat fiksojnë momentin e shpërthimit, makinës së prokurorit iu vu 150 gr lëndë shpërthyese

schedule12:21 - 12 Mars, 2021

schedule 12:21 - 12 Mars, 2021

Detaje të reja mësohen rreth çështjes së  magjistratëve Arian dhe Gentjana Muça të cilëve ju vendos të mërkurën mbrëma tritol në automjet. Mësohet se dy kamera sigurie kanë fokusuar momentin e shpërthimit të sasisë së lëndës plasëse në automjetin e bashkëshortëve në qendrën “Kristal”.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se si pasojë e shpërthimit, mjeti tip Benz A Class është spostuar pasi ka qenë i fuqishëm, me një sasi prej 150 gr lëndë shpërthyese. Burime nga policia bëjnë të ditur se ka dyshime se sasia e tritolit nuk është vendosur brenda ambienteve të parkimit, kjo e përforcuar edhe nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë.

Arian Muça e kishte parkuar mjetin e tij rreth katër orë nga momentit të shpërthimit. Referuar banorëve të zonës, të cilët kanë dëgjuar shpërthimin, raportohet se ai ka ndodhur rreth orës 19:14.

Më herët gjatë ditës së sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë në mbrojtje prokurorin Muça pas kërkesës që kishte bërë ai vetë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!