Devi Kasmi ishte nën shenjestrën e atentatorëve të tij prej më shumë se një jave. Pamjet e kamerave të sigurisë, që ka sekuestruar grupi hetimor, në afërsi të palestrës së viktimës, kanë zbuluar se dy persona me motor dhe skafandër kishin monitoruar lëvizjet 42-vjeçarit.
Mënyra mafioze e ekzekutimit të Devi Kasmit ishte menduar mirë sipas uniformave blu.
Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, grupi hetimor ka arritur në përfundimin se atentatoritët kishin rreth një javë që ishin vene në ndjekje të 42-vjeçarit. Kjo gjë ka dalë nga pamjet filmike të sekuestruara në palestrëm e viktimës Kasmi, pranë buleveardit “ Zogu i parë”. Dy persona ishin fiksuar nga kamerat, ku dallohej një motor me dy persona me skafandër, të cilët dyshohen se mund të kenë qenë ata ekzektuorët e Devi Kasmit.
Fakti që viktima lëviste i armatosur, sipas policisë dyshonte se ndaj tij mund të kryhej një atentat. Uniformat blu konfirmojnë se Kasmi nuk kishte bërë kallzim në drejtorinë e policisë, pas dyshimeve të krijuara por, ishte mjaftuar vetëm duke kufizuar lëvizjet.
Devi Kasmi, u qëllua me dy plumba në kokë dhe sipas uniformave blu, autor i dyshuar është Domart Konjari. Pistat që hetohen janë prishja e pazareve të drogës si edhe konfliktet e vjetra të bandave të Tiranës. Kasmi ka qenë mik i Franc Konomit, një nga të fortët e bandës së rrugës “Bardhyl” i vrarë në verë të vitit 2010, në një atentat pranë zonës së “9 katësheve” në kryeqytet.
42-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, ndërsa mësohet se atje ka tentuar të vrasë Domart Konjarin pas përplasjes për pazaret dhe zonat e tregtimit të kokainës. Gjatë kontrollit të ushtruara në banesën e Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë si dhe një armë zjarri kallashnikov e fshehur poshtë krevatit./abcnews.al