Kamberi viziton varret e vëllezërve Bytyqi në Nju Jork: Vrasësit e tyre ende në liri, nën mbrojtjen e shtetit

schedule19:58 - 16 Tetor, 2022

schedule 19:58 - 16 Tetor, 2022

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka vizituar sot varret e vëllezërve Bytyqi në Yonkers, Nju Jork. Kamberi ka ndarë disa foto në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa kujton se drejtësia për ta ende nuk është vënë në vendin e vet.

Ndërsa kujton se ballafaqimi me të kaluarën nuk është mbyllur ende, deputeti shqiptar shton se vrasësit e tyre janë ende në liri, nën mbrojtjen e shtetit.


Kujtojmë se Kamberi është i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, me prejardhje nga Kosova, u arrestuan në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët e atëhershëm serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit. Ata u liruan nga burgu pas dënimit dhe më pas u vranë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

Dy policë të akuzuar për ndihmë në likuidimin e vëllezërve Bytyqi, Sreten Popoviç dhe Millosh Stojanoviç, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte. Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!