Qendra “fol” ka monitoruar për 6 muaj në Tiranë luftën e policisë, prokurorisë dhe gjykatës kundër shitjes dhe përdorimit të drogës.
Të dhënat janë kambanë alarmi pasi 80 % e tyre janë të rinj të moshës nga 13 deri 25 vjeç.
Ndërsa mesatarisht ne kryeqytet arrestohet 5 ose 6 te rinj për këto akuza.
“80 % e rasteve janë të rinj , mosha më e vogël është 13 vjeç nga Paskuqani. Është një djalë i cili ka nisur përdorimin e drogës dhe më pas u kthye në një person që po kryente dhe vepra të tjera penale sikurse dhuna në familje apo vjedhja , nga përdorues hashashi. Mesatarisht ne Tiranë na rezulton që çdo ditë komisariate të ndryshme procedohen 5 deri ne 6 të rinj.” tha Anila Hoxha. /abcnews.al/