Kamala Harris është bërë zëvendës presidentja e parë e SHBA-ve që i është krjuar një tatujë dylli në muzeun Madame Tussauds.
Sipas një njoftimi nga Madame Tussaud në New York, të dy Joe Biden dhe Harris do të kenë statujën e tyre prej dylli në muze, me pamjen e tyre nga dita e inaugurimit të presidentit amerikan.
Është traditë që dhomat e ekspozitës së Madam Tussauds, të cilat u hapën në vitin 2000, të shfaqin buste të presidentëve të SHBA-VE, por Harris do të jetë nënkryetari i parë që do të shfaqet në mesin e presidentëve.
Skulpturat ende nuk janë plotësisht gati, por sapo të jenë do të vendosen në “Zyrën Ovale” të muzeut, ku tashmë janë vendosur edhe Barack Obama, Donald Trump dhe figurave të tjera të rëndësishme të historisë./abcnews.al