Shfaqja e Kamala Harris në kopertinën e revistës “Vogue” ka bërë bujë në mediat sociale. Përdoruesit e kanë cilësuar imazhin, në të cilin zëvendës presidentja e ardhshme amerikane shfaqet me një xhaketë të zezë dhe atlete Converse si të padenjë.
Ajo që u vlerësua si një triumf duke festuar një zgjedhje historike është shndërruar në polemikë, pasi kopertina e Vogue për muajin Shkurt u vlerësua se minon dinjitetin e arritjes si gruaja e parë me ngjyrë që mban këtë post. Për më tepër, një burim është shprehur se kjo nuk është pritur mirë as nga stafi presidencial.

Vogue ka zbuluar dhe një tjetër foto, në të cilën Harris shfaqet e veshur me një kostum blu teksa pozon në një sfond të artë. Një burim tha për CBS News se imazhi i Kamala Harris me kostumin blu ishte ai për të cilin të dy palët kishin rënë dakord që do të shfaqej në kopertinë.
“Ekipi i Harris dhe Vogue kishin rënë dakord se kostumi blu me sfond të artë do të ishte fotografia e kopertinës. Pa i thënë ekipit të Harris, Vogue e ndryshoi atë në foton rozë / jeshile, për të cilën ekipi i Zëvendës Presidentes nuk ishte dakord.”, tha burimi. /abcnews.al


