Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka mbledhur miliona dollarë për fushatën e saj elektorale. Brenda vetëm 24 orësh pasi ajo shpalli zyrtarisht se synon të zgjidhet si kandidatja presidenciale e demokratëve, ekipi i saj elektoral njoftoi se ka mbledhur 81 milionë dollarë donacione nga më shumë se 888,000 donatorë.
Harris mbështetet tani tek ekipi i fushatës së Joe Biden, i cili e ka ndryshuar tani emrin në “Harris për President”. Në një e-mail Biden u kërkoi mbështetësve të tij që të dhurojnë për fushatën e Kamala Harris.
Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi se mbështet zëvendëspresidenten Kamala Harris si kandidate e demokratëve për presidente.
Pasi presidenti amerikan Joe Biden u tërhoq nga gara, gjithnjë e më shumë demokratë amerikanë po mbështesin zëvendësen e tij Kamala Harris.
/abcnews.al