Kamala Harris është futur në ndërtesën në ndërtesën e Zyrës Ekzekutive të Eisenhower për herë të parë si zv/presidente pasi eci në paradën e inagurimit, drejt Shtëpisë së Bardhë me familjen e saj.
Harris bëri historinë sot duke u bërë gruaja e parë, e para me ngjyrë dhe e para nga Azia Jugore zëvendëspresidente e SHBA-së. Ndërsa ecte për në Shtëpinë e Bardhë së bashku me familjen e saj, ajo i tha Jim Sciutto të CNN se po shkonte në punë.
Harris pritet të marrë pjesë ne betimin e tre senatorëve të rinj demokratë, nesër pasdite. Bëhet fjalë për Jon Ossoff dhe Raphael Warnock nga Georgia, si dhe zëvendësuesi i Harris në California, Alex Padilla.
Senati do të mblidhet në 4:30 pasdite me orën lokale. (22.30 në Shqipëri) s.b/abcnews.al/