Kamala Harris është kundër embargos së armëve ndaj Izraelit

schedule09:24 - 9 Gusht, 2024

schedule 09:24 - 9 Gusht, 2024

Kamala Harris nuk është dakord për vendosjen embargo e armëve ndaj Izraelit.

“Ajo nuk është në favor të një embargoje armësh ndaj Izraelit”, tha Phil Gordon, këshilltari i saj për sigurinë kombëtare.

Sipas tij, nënpresidentja amerikane e ka bërë “të qartë” se ajo do të sigurohet që Izraeli “të jetë në gjendje të mbrohet kundër Iranit dhe organizatave terroriste të mbështetura nga Irani”.

SHBA është deri tani furnizuesi më i madh i pajisjeve ushtarake të Izraelit, por kjo ka përçarë grupin demokratik, veçanërisht që kur shpërtheu lufta shkatërruese në Rripin e Gazës, ku forcat e armatosura izraelite u urdhëruan të zhduknin Hamasin pas sulmit të krahut të tij ushtarak palestinez.

Harris u përball me protestues kundër luftës në Michigan, një shtet kyç që ajo duhet të fitojë më 5 nëntor, kur ajo përballet me ish-presidentin republikan Donald Trump.

/abcnews.al