“Kam shumë emocion kur prindërit janë në sallë”, sopranoja shqiptare: Kritikja ime më e drejtë është mami

schedule10:27 - 20 Mars, 2024

schedule 10:27 - 20 Mars, 2024

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, sopranoja Ulpiana Aliaj ka zbuluar se kritikja më e drejtë e saj është nëna e saj, profesoresha Zina Zdrava.

Ajo ka kujtuar dhe një moment të vështirë që ka kaluar  gjatë periudhës së studimeve në Itali dhe ku padyshim nëna e saj i ka bërë kritikën më të madhe që duhet të bëjë kujdes. Sakaq, Aliaj ka thënë se kur prindërit e saj janë në sallë, ajo ka shumë emocion.

“Kam shumë emocion kur i kam prindërit në sallë. Por ajo që di është përshtypja e tyre do të jetë jashtëzakonisht e vërtetë, e zhveshur nga ndonjë vlerësim i tepruar apo gjykim ndaj meje. Mami ka një defekt, është natyrë e drejtpërdrejt dhe në fakt kjo gjë është reflektuar dhe te unë. Nuk është natyrë që të lëndon me kritikën apo vërejtjen, por nuk të lë pa ta thënë. Mua ma ka thënë dhe ka pasur dhe të drejtë. Ka qene një moment që në një fazë të studimit të Italisë, unë nuk isha ashtu siç ajo priste dhe më tha Ulpiana bëj kujdes, se kur ke ikur ke qene me të tilla kapacitete dhe më duket se nuk është okay në këtë moment. Ky ka qene një konfrontim i rëndësishëm tani që i kthehem pas në atë kohë. Sepse ne ishim larg fizikisht dhe kur unë vija me pushime sigurisht që ajo kishte dëshirë të më dëgjonte dhe e mbaj mend që ma ka thënë një gjë të tillë. Por siç çdo rrugëtim i çdo artisti ka ato uljet dhe ngritjet e veta. Nuk mendoj që askush prej nesh ka vetëm ngjitje dhe nuk ka ulje të vështira”, tregoi Ulpiana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!