“Kam qenë e gatshme të lë karrierën”, Fatmira Breçani kujton kohën kur u bë nënë

schedule21:58 - 17 Shkurt, 2021

schedule 21:58 - 17 Shkurt, 2021

Fatmira Breçani dhe Aurela Gaçe kanë qenë të ftuarat e mbrëmjes së sotme në emisionin e së mëkurës në ABC, “E ardhmja është vajzë”.

Dy këngëtaret e njohura, të cilësuara nga moderatorja dhe autorja e programit Ermira Çausholli si pasuri kombëtare, kanë rrëfyer historitë e tyre të suksesit, por edhe vështirësitë, ndërsa kanë performuar duke e kthyer studioj e emisionit në një festë të vërtetë, në nder të Pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë artistet kanë rrëfyer edhe historitë e tyre të suksesit, me Fatmirën që foli për karrierën e saj të gjatë dhe të suksesshme, por edhe për pjesën që publiku nuk e sheh.

Breçani tha se historia e saj është disi e ngjashme me Aurelën, e si shumë artiste të tjera i është dashur të sakrifikojë edhe kohën me familjen për të qenë në skenë.

LEXO EDHE:  Vetëm 40 ditë pasi u bë nënë, Aurela Gaçe tregon sakrificën prekëse që ka bërë për karrierën

https://youtu.be/9GBbmPkVTOE

“E mbaj mend si sot momentin kur më është dashur të shkoj larg dhe ta le djalin tim 7 muajsh në gjumë. Më shumë kam qarë në atë periudhë se sa kam kënduar për publikun. Por ne pastaj u mësuam me atë stil jetese dhe të gjitha sakrificat i bëmë për fëmijët tanë”, tha këngëtarja tropojane.

Po ashtu ajo tha se në kohën kur e ka nisur karrierën e ka pasur të vështirë për shkak të mentalitetit të athershëm, por ja ka dalë, me ndihmën e familjes, me dashurinë e publikut dhe me pak fat. Ndërkohë Fatmira nuk nguroi të pranonte që në një moment e ka menduar ta braktisë karrierën për familjen dhe do ta bënte, por fatmirësisht ja kishte dalë të vazhdonte përpara, duke zënë vend kështu si një artiste e madhe e këngë shqipe, por edhe duke qenë një nënë e përkushtuar./abcnews.al

https://youtu.be/wETosGNdZZI

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!