“Kam punuar që 15 vjeç, në shkollë shkoja natën”: Rrëfimi ndryshe i Arben Malajt

schedule09:14 - 15 Maj, 2020

schedule 09:14 - 15 Maj, 2020

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, Arben Malaj, ish ministri i Financave bëri një rrëfim ndryshe.

Malaj komentoi librin e tij “Rrugëtimi”, ndërsa tha se është në formën e një guide për të rinjtë. Ish-ministri deklaroi se ka punuar që 15 vjeç, dhe arsimin e mesëm e ka kryer natën.

“Kam punuar që 15 vjeç. Të rinjtë e vendit tim duhet ta kuptojnë se ka një ndryshim të madh në sistem. Në atë kohë nuk lejohej që të merrje më shumë se dy bursa nga shteti si e drejtë studimi. Ndërsa për të paguar paguhej. E vetmja mundësi që kisha ishte të punoja. Unë mbarova arsimin e mesëm pa u shkëputur nga puna. Kam mbaruar universitetin e Tiranës për Financë. Edhe libri im bazohet tek mirënjohja dhe të jetë një guidë për të rinjtë e vendit tim”, tha ai.

Më tej Malaj u ndal në vitet e krizës së ’97, ndonëse u propozua nuk pranoi të jetë kryeministër i vendit. Sipas tij ishte një tërheqje që do të rezultonte pozitive.

Me Finon jemi miq shumë të mirë, kemi qëndruar në një dhomë në 4 vitet e universitetit. Mospranimi brenda strukturave socialiste, unë nuk mbërrita dot në tavolinën ku ishte rënë dakord në parim, ishte për faktin se politika ishte shumë e agravuar në atë kohë. PD dhe Presidenti i vendin ishte shumë agresiv me jugun e vendit. Unë nuk doja që mandati im si kryeministër të acaronte më tej marrëdhëniet me qytetin që unë e dua. Ishte një tërheqje për një dëshirë pozitive, dhe besoj se rezultoi e dobishme 0për të kaluar atë periudhë”, tha Malaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!