“Kam patur fatin të luaj me Rui Costa-n”, Di Maria: Dua të dhuroj sa më shumë gola dhe asiste

schedule20:56 - 2 Tetor, 2023

schedule 20:56 - 2 Tetor, 2023

Pas fitores në “klasiken” portugeze ndaj “dragonjve” të Porto, “shqiponjat” e Benfica do të përballen mbrëmjen e së martës, me nënkampionët e Inter, në sfidën e dytë të fazës së gruepve të UEFA Champions League.

Siç e do zakoni, para sfidës u zhvillua dhe konferenca për shtyp ku përveç trajnerit të portugezëve i pranishëm ishte dhe “fantazisti” argjentinas, Angel Di Maria, i cili fillimisht foli për “dashurinë” e madhe që ka për klubin e tij.

“Është diçka e bukur të kesh privilegjin që të kesh kaq shumë tifozë që të ndjekin edhe jashtë stadiumit. Benfica është shtëpia ime në Europë, këtu u bëra një futbollist i vërtetë. Kam pasur mundësinë të luaj me Rui Costan, kjo do të thotë që jam i vjetër. Kam luajtur me atë që tani është presidenti im”,- u shpreh “ylli” argjentinas.

Më tej, kampioni i botës me Argjentinës u ndal te trofeu i Champions League i fituar në vitin 2014, me “galaktikët” e Real Madrid, mirëpo duket se Di Maria nuk është tërësisht i “kënaqur” me triumfet e tij evropiane dhe kërkon të vazhdojë të jetë protagonist në fushën e blertë.

“Kam patur mundësinë ta fitoj trofeun, është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Është trofeu më i rëndësishëm që mund të fitojë një lojtar në nivel klubesh. Edhe pse jam 35 vjeç, unë futem gjithmonë në fushë për të dhënë maksimumin. Që të dhuroj sa më shumë gola dhe asiste. Këto kompeticione më kanë bërë ky që jam sot. Dhe më kanë treguar se çfarë do të thotë të kërkosh gjithmonë fitoren”,- u shpreh “fantazist”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!